Me golin e Hasanit, Kosova mposht Gjibraltarin – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Me golin e Hasanit, Kosova mposht Gjibraltarin

19:58 | 10 Tetor 2019

Kosova ka fituar ndaj Gjibraltarin.

Kosova ka arritur të fitojë miqësoren e zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’, duke e mposhtur Kombëtaren e Gjibraltarit me rezultat minimal 1:0, një test ky i mirëseardhur para ndeshjes kualifikuese për Euro 2020 përballë Malit të Zi.

Bernard Challandes vendosi që këtë ndeshje të bëjë disa ndryshime, duke mos i ftuar fare lojtarët si Bersant Celina, Milot Rashica, Herolind Shala, Amir Rrahmani dhe Vedat Muriqi.

Edhe pse me shumë ndryshime në formacion, Kosova arriti që të dominonte në tërësi pjesën e parë, por e pati të vështirë të krijonte mundësi konkrete shënimi, duke mos arritur të thyente mbrojtjen e ngjeshur të mysafirëve nga Gjibraltari.

Sigurisht që rasti më i mirë në këtë pjesë i takoi Florent Muslijës, që në minutën e 13’ kishte një mundësi të mirë shënimi, pas një asistimi të pranuar nga Bernard Berisha.

Pjesën e dytë Kosova e nisi me tri ndryshme në formacion, me Challandes që vendosi të inkuadronte Lirim Kastartin, Elbasan Rashanin Florent Hasanin dhe Leart Paqaradën, në vend të Edon Zhegrovës, Florent Muslijës, Bernard Berishës dhe Benjamin Kolollit.

Edhe pjesa e dytë i takoi Kosovës, që arriti të krijonte tre mundësi të mira, përmes Lirim Kastratit, Arbenit Xhemajlit dhe Valon Berishës.

Por, për golin e parë që solli edhe festë në ‘Fadil Vokrri’, u desh të pritej deri në minutën e 69’, kur Florent Hasani shënoi për epërsinë 1:0 të Kosovës.

Ky ishte goli i parë për Florent Hasanin në fanellën e Kosovës.

‘Dardanët’ me të njëjtën frymë vazhduan deri në minutat e fundit të ndeshjes, por pa arritur të rrisin epërsinë e golave.

Ndeshja e radhës e Kosovës është ajo kualifikuese kundër Malit të Zi, që luhet ditën e hënë në ‘Fadil Vokrri’.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!