Me grimin si ‘nuse’, Nihani ju ‘befason’ me dukjen e fundit

20:54 | 11 Dhjetor 2018

Neslihan Atagul është një ndër aktoret më të njohura dhe më të pëlqyera turke.

Në publikun shqiptar ajo u bë e njohur dhe e dashur me rolin e saj të ‘Nihan’ në serialin shumë të njohur turk ‘Kara Sevda’, përcjell ORAinfo

Edhe pse luajti edhe në shumë seriale të tjera, me këtë ajo u bë tejet e njohur dhe e paharruar për shikuesit shqiptarë.

Ajo përveç që është aktore, me bukurinë e saj ka qenë e ftuar si fytyrë kryesore e shumë reklamave të kompanive të njohura turke.

E në fotografinë e fundit që ajo ka postuar, ‘Nihani’ duket aq bukur dhe me një grim të tillë mund të quhet edhe si më e bukura e Turqisë./ORAinfo/

Komento: