Më në fund Milan merr një lajm të mirë

13:30 | 03 Tetor 2019

Milan është në krizë të thellë të rezultateve. Në gjashtë ndeshjet e luajtura në Serie A, Milan ka siguruar vetëm 6 pikë, duke u renditur në pozitën e 16-të.

Në këtë situatë, Milan ka marrë një lajm të mirë. Tuttosport raporton se mbrojtësi i Milanit, Mattia Caldara do të kthehet nga lëndimi në mes të tetorit, përcjell ORAinfo.

Caldara u bashkua me kuqezinjtë nga Juventus në një marrëveshje shkëmbimi me Leonardo Bonucci verën e kaluar.

Ai ende nuk e ka gjetur vetën në ‘San Siro’ pasi ka pësuar një seri lëndimesh që pengojnë përparimin e tij me klubin milanez.

Sidoqoftë, ai tani është i gatshëm të kthehet në skuadër dhe, siç u përmend më lart, mesi i tetorit do të jetë më i hershmi që mund ta shihnim atë në fushën e blertë. /ORAinfo/

Komento: