Më në fund Real Madrid merr lajmin e madh

13:50 | 30 Shtator 2019

Marcelo, është rikthyer në stërvitjen e skuadrës së parë përpara ndeshjes në grupe të Champions League të Real Madridit kundër Club Brugge.

Ylli brazilian ka humbur katër ndeshjet e fundit me Los Blancos për shkak të një dëmtimi ,por ai tani është gati të kthehet, përcjell ORAinfo.

Marcelo ishte zëvendësuar fillimisht me nënshkrimin e verës, Ferland Mendy, i cili tani është vetë i dëmtuar, me Nacho Fernandez që më pas filloi derbin pa rezultat të së shtunës në Madrid kundër Atletico.

Mendy dhe Marco Asensio thuhet tani nga Marca të jenë të vetmet që mungojnë në ekipin e parë për ekipin e Zinedine Zidane përpara lojës së tyre të dytë në fushatën evropiane./ORAinfo/

Komento: