Me paraqitjet e tij po e ‘çmend’ botën, gjigantët evropian nisin ‘luftën’ për 19 vjeçarin

09:12 | 25 Tetor 2019

Erling Braut Haaland me paraqitjet e tij në Ligën e Kampionëve ka mahnitur gjigantët evropian.

Lojtari i lindur në vitin 2000, po mahnit me paraqitjet e tij në fanellën e Salzburgut, në Ligën e Kampionëve.

Ai ka shënuar gjashtë gola në tri ndeshje në Ligën e Kampionëve, duke regjistruar paraqitje të mirë edhe kundër Napolit së fundi, me dy gola të shënuara.

Për lojtarin ka interesim nga gjithë Evropa, raportojnë mediet e huaja, përcjell lajmi.

Skuadra si Barcelona, Real Madrid, Manchester United, Liverpool dhe PSG tashmë kanë vënë kandidaturën për Haaland.

Por, mediet në Itali bëjnë të ditur se për 20 vjeçarin ka interesim edhe nga Juventus dhe Napoli.

Madje Juventus ka vëzhguar lojtarin edhe në të kaluarën.

Komento: