
Shpend Ahmeti i dorëzon detyrë dhe përqafim Përparim Ramës.
Shpend Ahmeti, i ka dhënë një përqafim Përparim Ramës, duke i dorëzuar edhe detyrën e kryetarit të Prishtinës.
E gjitha kjo pas betimit që bëri Përparim Rama i LDK-së, para të pranishëmve, në seancën ceremoniale të Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Në mbledhjen inauguruese të Kuvendit të Komunës së Prishtinës, janë betuar anëtarët e rinj të kuvendit dhe kryetari i ri i kryeqytetit, Përparim Rama.
Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës doli fitues në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, ku ishte në garë me Arben Vitinë e Lëvizjes Vetëvendosje.