Mediat e Vuçiqit nxisin tensione, raportojnë se Njësia Speciale ka aksion në veri

13:58 | 10 Dhjetor 2021

Mediat pro Vucicit nxisin tensione në veri, raportojnë se Njësia Special do të zhvillojë aksion atje

Gazeta e cila i shërben pushtetit të Aleksandar Vucic, ‘Kurir’, ka propaganduar se Policia e Kosovës po përgatit një operacion në veri me forcat speciale, shkruan Gazeta Metro.

Sipas këtij mediumi serb njësitë speciale të Policisë së Kosovës janë duke qëndruar në pjesën jugore të Mitrovicës që nga mëngjesi i sotëm.

Sipas tyre ata po qëndrojnë në bazën e policisë speciale Belvedere me diku 100 pjesëtarë të armatosur që janë në gjendje gatishmërie.
“Kurir” raporton se tri makina të policisë speciale janë duke qëndruar gati teksa një njësi tjetër është dërguar nga Prishtina.

Metro ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe së shpejti do sjell informata të reja.

Komento: