Mediat gjermane zbulojnë çmimin e transferimit të Piatek

13:36 | 30 Janar 2020

Krzysztof Piatek ka mbërritur në Berlin dhe aktualisht po kalon testet e tij mjekësore përpara një transferimi nga Milan në Hertha BSC.

Fillimisht u pohua se përfaqësuesit e Hertha ishin në Itali për të takuar udhëheqjen e Milanit dhe për të paraqitur një ofertë të re, të përmirësuar prej 27 milionë euro plus shpërblime, e cila besnjë e cila duket se është pranuar, përcjell ORAinfo.

Sipas Bild , Piatek në të vërtetë do t’i kushtojë klubit gjerman vetëm 22 milionë euro plus pagesa bonus.

Pasi të përfundojë testet mjekësore, Piatek më vonë do të nënshkruajë një kontratë deri në 2025.
Ndryshe, Milan heqi dorë nga Piatek me ardhjen e Zlatan ibrahimovic. /ORAinfo/

Komento: