Mediat italiane shkruajnë për paraqitjen fantastike të Valon Berishës me Kosovën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Mediat italiane shkruajnë për paraqitjen fantastike të Valon Berishës me Kosovën

09:24 | 11 Shtator 2019

Valon Berisha i Lazio ka shënuar golin e tij të parë ndërkombëtar për Kosovën që nga shtatori 2016.

Ylli kosovar goditi rrjetën në minutën e parë kundër Anglisë në ndeshjen kualifikuese në ‘Euro 2020’, shkruan calciomerkato, përcjell ORAinfo.

Mesfushori 26-vjeçar kosovar ka bërë 14 paraqitje konkurruese për Kosovën që prej largimi të tij nga Norvegjia në vitin 2016.

Berisha u bashkua me Lazio verën e kaluar nga Red Bull Salzburg verën e kaluar me një kontratë pesë-vjeçare, por deri më tani ende nuk ka arritur që të fitojë një vend në formacionet startuese.

Kjo është bërë edhe për shkak të lëndimeve të vazhdushme të lojtarit.

Ai deri me tani ka regjistruar vetëm 14 paraqitje në të gjitha garat për gjithsej 508 minuta me Lazion. /ORAinfo/

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!