Mediat serbe me reagim të ashpër ndaj UEFA-s, fajësojnë Kosovën për dënimet që morën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Mediat serbe me reagim të ashpër ndaj UEFA-s, fajësojnë Kosovën për dënimet që morën

20:26 | 20 Nëntor 2019

Mediat serbe kanë reaguar ndaj UEFA-s.

UEFA ka filluar procedurat disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë për shkak të thirrjeve “Kosova është Serbi”.

Gjithashtu për shkak të flamujve me të njëjtin slogan në ndeshjen mes Serbisë dhe Ukrainës, që u mbyll me shifrat 2:2, shkruan mediumi serb “sport.blic.rs”.

“Serbia ishte dënuar edhe më herët nga UEFA, derisa kombëtarja ishte dashur të luajë pa tifozë në ndeshjen ndaj Luksemburgut, në fakt, vetëm fëmijët e shkollave dhe të akademive të futbollit kishin mundësi ta ndiqnin takimin”, shkruan mediumi serb.

Sipas mediumit serb edhe dënimi i ardhshëm pritet të jetë një ndeshje pa shikues.

Komento: