Memushaj: Nuk e merituam humbjen

23:11 | 11 Tetor 2019

Shqipëria pësoi sonte humbje nga Turqia.

Ledian Memushaj është i zhgënjyer me humbjen e Shqipërisë 1-0 nga Turqia.

Kuqezinjtë bën paraqitje të mirë për 90 minuta, por një dalje e gabuar nga Strakosha në minutën e 90-të, bëri që Cenk Tosun të ndëshkojë Kombëtaren shqiptare.

“Na vjen shumë keq, nuk e meritonim të humbisnim, bëmë ndeshje të mirë. Kishim raste, por nuk i shfrytëzuam. E dinim se do të ishim raste, por nuk i shfrytëzuam”, tha Memushaj.

“Duhet t’i bënim gjërat më mirë, kishim mundësi t’i bënim më mirë, barazimi do të ishte rezultat i drejtë. Na vjen keq që humbëm në minutën e fundit”.

Komento: