Mërgim Vojvoda mbërrin në Itali, këto janë fjalët e tij të para

22:56 | 25 Gusht 2020

Mërgim Vojvoda ka mbërritur në Itali, për të kompletuar transferimin te skuadra që mban të njëjtin emër në Serie A.

Është Gianluca Di Marzio që sjell fotografitë e para nga mbërritja e Vojvodës në Torino.

“Përshëndetje për të gjithë tifozët e Toros”, ka qenë fjalët e para te Vojvodës, përcjell lajmi.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Mezi pres të bashkohem në ekip dhe të filloj këtë sfidë të re”.

Vojvoda te Torino transferohet nga Standardi i Belgjikës.

Komento: