
Crystal Palace kanë bërë kontakt me Milanin për të diskutuar transformimin e Fabio Borini, zbulon Evening Standard.
Trajneri i Crystal Palace, Roy Hodgson e ka identifikuar 28-vjeçarin si njeriun ideal për të ndihmuar në zgjidhjen e problemeve sulmuese të skuadrës së tij ,përcjell ORAinfo.

Borini është shfaqur vetëm dy herë për Milanin në Serie A këtë sezon dhe klubi ka bërë të qartë se ai nuk është në planet afatgjate të ekipit kuqezi, prandaj një largim mund të jetë i mundshëm./ORAinfo/