
Lautarto Martinez, është duke treguar një formë të lartë këtë sezon në fanellën e Interit.
Inter ,është vendosur që t’i ofrojë sulmuesit argjentinas Lautaro Martinez një kontratë të re e cila do të hiqte klauzolën e tij të lëshimit prej 94 milion £ dhe do ta rrisë atë në rreth 200 milion £, raporton Sport Mediaset, përcjell ORAinfo.

Barcelona, Manchester City dhe Manchester United kanë qenë të gjithë të lidhur me sulmuesin 22-vjeçar.
Për këtë arsye Inter do të tentojë ta blindojë yllin e madh me kontratë të re sa më shpejtë./ORAinfo/