Merr fund gjithçka! Ky është trajneri i ri i Arsenalit

23:12 | 18 Dhjetor 2019

Mikel Arteta, është afër të emërohet menaxheri i rradhës i Arsenalit dhe do të fitojë një shumë të ngjashme me Unai Emery, raporton Daily Mail.

Emery,fitonte 5 milion paund në sezon dhe besohet se Arteta do të marrë një pagë të ngjashme nëse transferimi i tij në Emirates do të përfundojë,përcjell ORAinfo.

Drejtori i Arsenalit, Josh Kroenke raportohet se është i gatshëm të aprovojë emërimin e Artetas në ditët në vijim dhe ai mund të jetë përgjegjës për përleshjen e radhës të Premier League të Topçinjve kundër Everton të Shtunën./ORAinfo/

Komento: