Merr fund “telenovela”, Donnarumma zbulon për cilën skuadër do të luajë

00:00 | 22 Shtator 2019

Donnarumma dëshiron të mbetet te Milan.

Portieri i talentuar i Milanit, Donnarumama është një nga lojtarët më të përfolur ku bëhet fjalë për largimin apo qëndrimin tek kuqezinjtë.

Këtë radhë gardiani ka folur vet për të ardhmen e tij, teksa ka analizuar Milanin e këtij sezoni.

“Jemi një grup I mirë, me një trajner të ri dhe është normale që në fillim do të hasim pak vështirësi, por ne po ndjekim urdhërat e trajnerit, derisa ta kuptojmë atë plotësisht.

” Kemi fituar dy nga tre ndeshjet, duke mos luajtur mirë, por fitorja na ndihmon të përmirësohemi në të ardhmen”, u shpreh portieri Italian për ekipin e Milanit duke lënë të kuptohet se ai e mendon të ardhmen te Milani.

Komento: