Merr fund “telenovela”, për këtë skuadër do të luajë Neymar

21:31 | 12 Tetor 2019

Neymar do të mbetet përfundimsht te PSG.

Në verën që u mbyll, Neymar ishte objekt diskutimi në merkato, sepse ishte shumë pranë largimit të tij nga PSG-ja dhe rikthimit në Barcelonë, por kishte edhe zëra që e bashkonin atë me Real Madridin.

Megjithatë, asnjë prej këtyre nuk ndodhi dhe braziliani mbeti në Francë.

Në këto kushte, sikurse raporton Gazzetta dello Sport, Drejtori Sportiv, Leonardo është duke punuar rinovimin e kontratës deri në vitin 2024, sepse ajo aktuale skadon në vitin 2022.

Së fundmi lojtari ka deklaruar se tashmë mendon vetëm për skuadrën e PSG-së dhe do të japë maksimumin në fushën e blertë për të ndihmuar ekipin.

Komento: