“Mërzitem nëse më gënjen”, Kiara e paralajmëron Luizin nëse ndodh kjo!

18:50 | 20 Shkurt 2023

Një tjetër ditë nisi me puthje e përqafime mes Luizit dhe Kiarës.

Pasi u zgjuan nga gjumi Kiara dhe Luizi qëndruan për disa çaste në dhomën e ndenjes, ku mes tyre pati një bisedë që u shoqërua me batuta.

Kiara i kërkoi Luizit që të mos e gënjejë kurrë atë. Ky i fundit e pyeti se për çfarë gënjeshtrash e ka fjalën.

Kiara tha se e ka shumë problem në qoftë se ai do e gënjente për gjëra të rënda, që mund të prekin sedrën e saj.

Luizi premtoi se nuk do e bëjë një gjë të tillë.

Komento: