Mesazhi emocionues i Maradones që bëri me lot Federerin

08:37 | 23 Nëntor 2019

Maradona e bën me lot Federerin.

Legjendari Diego Maradona e ka bërë me lot zviceranin Roger Federer me anë të një mesazhi.

Federer prinë me titujt Gand Slam të fituar në histori të tenisit, 20 gjithsej, por rekordi i tij është pranë thyrjes me Rafael Nadal që është menjëherë pas tij.

Zvicerani e kishte ftuar Maradonen në ndeshjen që do ta zhvillonte në Argjentinën e tij, por fituesi i Kupës së Botës së vitit 1986, nuk ishte në gjendje të merrte pjesë.

Sidoqoftë, Maradona në vend të kësaj, i dërgoi atij një mesazh i cili u shfaq në një ekran të madh, pas ndeshjes së Federer kundër kundërshtarit të tij gjerman.

“Përshëndetje mjeshtër, makinë, siç ju thërras unë”, nis mesazhi i Maradonës, përcjell lajmi.net.

“Ju ishit, ju jeni dhe gjithmonë do të jeni më i madhi. Nuk ka tjetër si ju”.

“Dua që ju ta dini, nëse keni ndonjë telashe në vendin tim, ju mund të më telefononi dhe të më tregoni çfarë dëshironi”.

Federer aktualisht është 38 vjeçar, dhe duket se nuk e ka në plan të pensionohet.

Komento: