Mesazhi prekës i vajzës së Jakup Krasniqit për babain: Ende krahëhapur presim përqafimet e lëna në gjysmë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Mesazhi prekës i vajzës së Jakup Krasniqit për babain: Ende krahëhapur presim përqafimet e lëna në gjysmë

10:37 | 04 Maj 2021

Vajza e Jakup Krasniqit me mesazh prekës për babain: Ende krahëhapur presim përqafimet e lëna në gjysmë.

Janë bërë sot gjashtë muaj që nga arrestimi i ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi nga Gjykata Speciale.

Për vajzën e Krasniqit, Gresën këta gjashtë muaj po duken si 600 vite, shrkuan Gazeta Express.

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo ka shkruar se janë për këta gjashtë muaj Krasniqit është duke iu mohuar padrejtësisht liria.

”Sot bëhen 6 muaj prej atij mëngjesi të frikshëm e të dhimbshëm, të ftoft dhe urryes. 6 muaj e më duken si 600 vjet. Po, 100 vjet duket muaji kur larg e mbrapa grilave të mban padrejtësia dhe ligësia. 6 muaj, ende krahëhapur presim përqafimet e lëna në gjysmë. 6 muaj liri e mohuar pa te drejt”, ka shkruar Gresa.
Kujtojmë se më 4 nëntor, ish- eprori i lartë i UÇK-së, Jakup Krasniqi me urdhër arrest të Prokurorisë Speciale u dërgua për në Hagë, pas një bastisjeje 10 orëshe në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Komento: