Mësohet cila është kombëtarja e parë që kualifikohet në Euro 2020 – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Mësohet cila është kombëtarja e parë që kualifikohet në Euro 2020

23:28 | 10 Tetor 2019

Belgjika e ka të sigurtë që do të vazhdojë garën në Euro 2020.

Me një fitore të thellë 9:0 në shtëpi ndaj San Marinos, Belgjika ka siguruar një vend në garën më të rëndësishme evropiane.

Në këtë ndeshje për Belgjikën shkëlqeu Romelu Lukaku me dy gola të shënuara, që njëherit u bë edhe lojtari i parë që arrin të shënoi 50 gola për këtë ekip kombëtar.

Me këtë fitore, Belgjika numëron 21 pikë dhe renditet në vendin e parë në grupin I pas shtatë xhirosh, duke siguruar tashmë Euro 2020.

Komento: