Mësohet, ja kur kthehet Sanchez në fushë

15:27 | 18 Nëntor 2019

Alexis Sanchez luan një rol jetësor në strategjitë e Interit për afatin kalimtar të janarit, padyshim sa i përket sulmit.

Sulmuesi kilian ende po lufton me dëmtimin e komplikuar të kyçit të këmbës që e ndaloi atë një muaj më parë, por procesi i tij i rikuperimit po vazhdon mirë, përcjell ORAinfo.

Në fakt, dje, kreu i departamentit mjekësor të Interit konfirmoi se rikuperimi po shkon më mirë sesa pritej, duke folur për La Quarta : “Data e kthimit ka qenë gjithmonë mesi i janarit, por le të shohim. Alexis mund të kthehet pak më herë nëse gjithçka shkon mirë. Ne mund ta themi këtë me më shumë siguri pas pushimeve “, shtoi ai./ORAinfo/

Komento: