Mësohet kur do të kthehen Suarez e Messi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Mësohet kur do të kthehen Suarez e Messi

15:39 | 12 Shtator 2019

Dy futbollistët kryesorë të Barcelonës për momentin janë në shërim pas lëndimeve që kanë marrë.

Luis Suarez pritet të rikthehet këtë fundjavë në ndeshjen e Barcelonës kundër Valencias në La Liga, derisa Lionel Messi javën e ardhshme kundër Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.

Suarez u stërvit me bashkëlojtarët e tij të enjten në mëngjes dhe kjo nënkupton se ai do të jetë në gjendje të luajë të shtunën mbrëma kundër Valencias, transmeton Express.

Sulmuesi uruguaian u lëndua në ndeshjen e parë të Barçës në La Liga këtë sezon kundër Athletic Bilbaos dhe mungoi në dy takimet pasuese ndaj Real Betisit dhe Osasunas.

Rikthimi i tij do të jetë i mirëseardhur dhe lehtësim për trajnerin Ernesto Valverde , i cili i ka humbur pesë pikë tashmë në tri ndeshjet e para.

Messi, ndërkohë, mungoi në tri ndeshjet e para të Barcelonës deri tani këtë sezon dhe nuk u stërvit me grupin as të enjten, që nënkupton se ai do të mungojë edhe kundër Valencias.

Synimi i Messit është të jetë i gatshëm për ndeshjen hapëse të Barçës në Ligën e Kampionëve kundër Dortmundit të martën.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!