Mësohet paga e majme që Giroud do ta fitojë te Milani

20:25 | 16 Korrik 2021

Giroud te Milani, gati zyrtarizimi – francezi dy vite kontratë me pagë të majme.

Olivier Giroud ka mbërritur në qyteti e Milanos në paraditen e sotme është paraqitur në klinikën “La Madoninna” për të kryer vizitat mjekësore.

Menjëherë pas kalimit me sukses të tyre, sulmuesi 34-vjeçar francez do të zhvendoset në zyrat e klubit kuqezi, ku do të nënshkruajë kontratën dy vjeçare. Pastaj do të bëjë edhe prezantimin zyrtar si futbollisti më i ri i Milanit.

Për kartonin e francezit, kuqezinjtë do të paguajnë pak më tepër se një milion euro në arkat e Chelseat.

Lojtari e ka falënderuar Chelsean dhe shokët e tij, për sukseset e shumta që kishte në klub.

Në anën tjetër Guiroud do të përfitojë një pagë prej 3.5 milionë eurosh në sezon, që mund të shkojë deri në 4 bashkë me bonuset e parashikuara.

Milani nesër pritet ta mbyll edhe me dy futbollistë të tjerë si Brahim Diaz e Ballo-Toure.

Komento: