Messi apo Ronaldo? Giggs jep përgjigjen që pak kush e priste

16:45 | 24 Tetor 2019

Giggs zgjedh Messin para Ronaldos.

Pothuasje është e pamundur që një figurë e madhe e futbollit të paraqitet para medieve e të mos pyetet për rivalitetin mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

I fundit që është pyetur është legjenda e Manchester United, tani trajner i Kombëtares së Uellsit, Ryan Giggs.

Giggs, edhe pse ka kaluar disa vite si bashkëlojtar me Cristiano Ronaldon, duke fituar tituj të Premierligës dhe Ligës së Kampionëve, në pyetjen për më të mirin, ka zgjedhur Lionel Messin.

“Messi apo Cristiano Ronaldo? Nuk ka asnjë krahasim, Messi”, është përgjigjur Ryan Giggs për DAZN, përcjell lajmi.

“Zgjedhja e njërit ose tjetrit është shumë e vështirë… Unë do të dëshirja të them se zgjidhja ime është Cristiano Ronaldo. Unë kam luajtur me të dhe kam parë evolucionin e tij, por Messi është një gjeni”.

“Leo është një futbollist që ju e shihni vetëm një herë në jetë”.

Komento: