Messi flet për herë të parë për raportin me Griezmann – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Messi flet për herë të parë për raportin me Griezmann

16:40 | 12 Shtator 2019

Lionel Messi flet për herë të parë për raportin e tij me emrin e ri të skuadrës, Antoine Griezmann.

Griezman është transferuar tek skuadra e Barcelonës gjatë kësaj vere, për shumën e 120 milionë eurove, por transferimi i tij ishte përcjell me disa zëra që thoshin se Messi nuk e pëlqen lojtarin francez.

Gjithsesi, argjentinasi së fundmi është pyetur për raportin e tij me ish lojtarin e Atletico Madrid, duke dhënë një përgjigje të shkurtër.

“Griezmann? Nuk kam pasur shumë kohë që të takohem me të”, ka thënë fillimisht Messi, transmeton lajmi.

“E vërteta është se që kur unë jam kthyer, unë kam qenë i lënduar dhe jam stërvitur i vetëm. Unë nuk përfshihem shumë me grupin” ishin fjalët e numrit 10.

Mbetet të shihet se si do të shkojnë raportet mes lojtarëve, kur Messi të rikuperohet plotësisht nga lëndimi.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!