Messi me messazh prekës pasi fitoi për herë të gjashtë ‘Topin e Artë’ – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Messi me messazh prekës pasi fitoi për herë të gjashtë ‘Topin e Artë’

22:36 | 02 Dhjetor 2019

Lionel Messi është zgjedhur për herë të 6-të futbollisti më i mirë në botë nga France Football.

Pasi pranoi çmimin “Ballon d’Or”, Lionel Messi falënderoi Zotin dhe familjen e tij. Ai foli edhe për momentin kur do t’i jap fund karrierës futbollistike.

“Vitet po kalojnë dhe një ditë do të vijë koha kur do të pensionohem. Shpresoj të fitoj më shumë trofe sepse koha po kalon shumë shpejtë” deklaroi Messi.

Ai ka falënderuar të gjithë pasi pranoi këtë çmim, duke shprehur edhe gëzimin e tij.

“Mbi te gjitha, dua të falënderoj të gjithë gazetarët që kanë votuar për mua, që donin që unë ta fitoja këtë çmim. Ju faleminderit shumë edhe lojëtarëve të skuadrës sime. Kanë kontribuar shumë për këtë çmim që kam fituar. I falënderoj vërtetë shumë” tha fillimisht Messi.

“Falënderojë edhe bashkëshorten time që më ka mbështetur shumë. Falë Zotit, jam shumë i lumtur dhe me shumë fat që vazhdoj të luaj futboll. Do të dua të vazhdoj të luaj gjithmonë. Do të vijë koha kur unë do të tërhiqem, do jetë një moment shumë i vështirë. Kam edhe shumë vite përpara, por koha fluturon dhe çdo gjë ecen shumë shpejt. Prapëseprapë, vazhdoj të shijoj futbollin” shtoi argjentinasi.

Messi tashmë është lojtari më numrin më të madh të Topave të Artë të fituar. Ai nuk synon të ndalet këtu.

Komento: