Messi më në fund flet për të ardhmen e tij, tregon nëse do të largohet nga Barcelona – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Messi më në fund flet për të ardhmen e tij, tregon nëse do të largohet nga Barcelona

09:27 | 12 Shtator 2019

Messi thyen heshtjen, tregon nëse do të largohet nga Barcelona.

Lionel Messi i ka dhënë fund spekulimeve për të ardhmen e tij te Barcelona.

Lionel Messi ka reaguar pas spekulimeve në lidhje me largimin e mundshëm nga Barcelona.

Kapiteni i skuadrës katalane ka mohuar raportimet e fundit se mund të largohet nga Camp Nou në verën e vitit 2020.

“Barcelona është shtëpia ime, dua të mbetem këtu. Por, kërkoj një projekt fitues”, deklaroi Messi gjatë intervistës së publikuar sot nga e përditshmja sportive katalane “Sport”, transmeton lajmi net.

“Dua të vazhdoj të fitoj tituj me këtë klub, të vazhdoj të bëjmë gjëra të rëndësishme”, shtoi ai.

“Për mua nuk kanë rëndësi klauzolat dhe paratë. Më e rëndësishmja për mua është të kemi një projekt fitues”, theksoi Messi.

Komento: