
Gjithçka më e lehtë kur Messi është në fushë.
Barcelona e ka fituar derbin ndaj Atleticos në ‘Wanda Metropolitano’ me rezultat minimal.
Sigurisht gjithçka bëhet më e lehtë kur në skuadër është një futbollist me emrin Leo Messi, i cili vendosi edhe këtë sfidë.
Ndeshja ishte e hapur dhe me mjaft raste por goli mungoi deri në 10 minutat e fundit të ndeshjes, shkruan lajmi.net.
Ishte ylli argjentinas (86’) që pas një kombinimi me Luis Suarez realizoi golin e vetëm të ndeshjes.
Barça rikthehet në pozitën e parë me 31 pikë, aq sa ka edhe Reali në vendin e dytë. Atletico në pozitën e gjashtë numëron 25 pikë.