Messi merr vendimin, tregon kur do të largohet nga Barcelona

19:08 | 11 Nëntor 2019

Lionel Messi merr vendimin për karrierën e tij tek Barcelona.

Kontrata e Messi tek Barcelona është valide deri në vitin 2021, kontratë të cilën argjentinasi do ta respektojë deri në fund.

‘Marca’ shkruan se Messi do të vazhdojë me Barcën deri në 2021, duke mos hapur negociatat për rinovimin deri në sezonin e ardhshëm, transmeton lajmi.

Ky vendim i jep ankth skuadrës së Barcelonës, pasi ata shpresonin që të rinovonin më herët me numrin 10-të të skuadrës.

Argjentinasi vazhdon të jetë lojtari kryesorë i skuadrës, prandaj një rinovim me të do të ishte arritje e madhe për katalanët.

Komento: