Messi “mposhtë” Ronaldon

15:49 | 30 Tetor 2019

Messi po vazhdon të lë gjurmë në futbollin evropian.

Lionel Messi është bërë lojtari që ka shënuar më shumë gola në histori në nivel klubesh.

Barcelona fitoi me rezultat të thellë 5-1 ndaj Real Valadollidit në ndeshjen e të martës mbrëma në kuadër të La Ligas.

Në këtë ndeshje lojtari kryesor ishte Messi, i cili shënoi dy gola të bukur dhe dhuroi dy asistime për bashkëlojtarët.

Këto dy gola e kanë bërë Messin lojtarin me më shumë gola për një klub, duke kaluar në këtë statistikë rivalin e madh, Cristiano Ronaldon.

Messi tashmë ka arritur në shifrën e 608 golave të shënuara me Barcelonën dhe këtë e ka arritur në vetëm 695 ndeshje.

Në anën tjetër, Ronaldo ka 606 gola, por këto i ka arritur në plot 813 ndeshje të zhvilluara me Sportingun, Manchester Unitedin, Real Madridin dhe Juventusin.

Gjatë mbrëmjes të së martës, ylli argjentinas arriti shifrën e 50 golave të shënuara nga goditjet e lira.

Komento: