Messi në Man City? Reagon Guardiola

15:03 | 07 Shkurt 2020

Së fundi është përfolur një transferim i mundshëm i Messit në Manchester City.

Mirëpo, Pep Guardiola ka ‘shuar’ ëndrrën e tifozëve të Manchester Cityt për transferimin e mundshëm të Lionel Messit.

Bota e futbollit po kalon momente të trazuara që lidhe me të ardhmen e një prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit.

Një zënkë mes Eric Abidal dhe Lionel Messit, ka bërë që në mediet sportive të raportohet për mundësinë e largimit falas të argjentinasit nga Barcelona në fund të sezonit, kur dihet se në kontratën e tij ekziston një klauzolë e tillë.

Manchester City është përmendur si një nga skuadrat favorite për të transferuar Messin, duke e lidhur të gjithën me trajnerin Pep Guariola, që ka punuar me lojtarin te Barcelona.

“Messi është një lojtar i Barcelonës”, është përgjigjur fillimisht Guardiola kur u pyet për spekulimet e ditëve të fundit, përcjell lajmi.net.

“Ai do të qëndrojë atje. Kjo është dëshira ime. Nuk dua të flas për lojtarët e skuadrave tjera. Mendoj se ai do të përfundojë karrierën atje”.

Komento: