Messi po largohet nga Barcelona ?

12:24 | 06 Dhjetor 2019

Messi nuk e ka ndërmend të dalë në pension.

Lionel Messi nuk do të dalë në pension shpejt, thotë legjenda e Barcelonës Rivaldo, por ai mund të joshet të kërkojë një sfidë të re larg Camp Nou në dy vitet e ardhshme, përcjell ORAinfo.

Ish-ylli Blaugrana i ka thënë Betfair-it: “Nëse ai ndjehet i rëndësishëm për klubin dhe vazhdon të fitojë trofe, nuk do të largohet ose të dalë në pension së shpejti, por në dy vitet e ardhshme mund të jetë ndryshe nëse ai fillon të ndjehet se është më e vështirë për të vazhduar me talentin e ri në ekip “, ka përfunduar legjenda e Barçës./ORAinfo/

Komento: