Messi tek Inter? Vjen lajmi që askush nuk e priste

19:44 | 24 Gusht 2020

Futbollisti shumë i njohur, Lionel Messi është sërish në qendër të vëmendjes.

Ish presidenti Massimo Moratti është i bindur se Inter do të bëjë një përpjekje për të nënshkruar me Lionel Messin.

Presidenti historik i Interit, që në vitin 2010 skuadra nën pronësinë e tij fitoi Ligën e Kampionëve, ka folur sërish për çështjen e Lionel Messit.

“Unë vetëm mund ta imagjinoj që Interi tashmë ka provuar”, ka deklaruar Moratti.

“Unë pash reklamën e Sunning që përdori hijen e Messit në katedralen Duomo, dhe kjo më bën të mendoj se ata kanë provuar të paktën. Nëse jo, atëherë ata do të bëjnë një përpjekje së shpejti”.

“Nuk është një marrëveshje e thjeshtë në një nivel ekonomik, le të jemi të qartë, por pengesa më e madhe për të kapërcyer është ajo që dëshiron Lionel Messi”.

Komento: