Messit dhe Ronaldos i ndodh më e keqja

22:14 | 08 Tetor 2019

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mund të ndalohen të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar pas Brexit, raporton Daily Mail.

Messi dhe Ronaldo janë vetëm dy nga superstaret e lojës, të cilët janë dënuar për mashtrim taksash vitet e fundit.

Raporti citon avokatin e imigracionit, Andrew Osborne të thoshte: “Ekzistojnë një numër futbollistësh shumë të njohur me dënime të pezulluara për evazion fiskal. Ata, deri më tani, nuk është dashur të shqetësohen pasi kanë pasaportat e BE.

“Por, pas Brexitit, ata potencialisht nuk mund të jenë në gjendje të hyjnë në vend [pasi ata do të trajtohen si shtetas jo-BE]. Kushdo që ka një dënim me burg, të çdo lloji, pikënisja është që ju nuk lejoheni.”

Megjithëse Messi është argjentinas nga lindja, ai ka nënshtetësi të dyfishtë argjentinase-spanjolle dhe kështu mund të bie ndesh me rregullat e reja. Sidoqoftë, është e mundur që Messi dhe Ronaldo të mund t’i jepej një përjashtim nga Zyra e Brendshme./ORAinfo/

Komento: