MI me njoftim të rëndësishëm, kjo rrugë është e bllokuar për sonte

18:10 | 01 Dhjetor 2021

Rruga nga fshati Lum i Madh deri në fshatin Maxhunaj është e bllokuar për sonte.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka bërë të ditur se sonte do të jetë e bllokuar për qarkullim rruga nga fshati Lum i Madh deri në fshatin Maxhunaj.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se kjo rrugë do të jetë e mbyllur nga ora 23:00 deri në orën 3:00, për shkak të punimeve në asfaltimin e përkohshëm.

“Ju lutemi që përgjatë kësaj kohe të shfrytëzoni rrugën alternative regjionale R220: Mitrovicë – Frashër – Bukosh – Druar – Mihajliç – Prilluzh ose Obiliq dhe anasjelltas”, thuhet në njoftim.

Komento: