Michele Risi komandanti i KFOR-it në Kosovë, ky është fjalimi i parë i tij

11:44 | 19 Nëntor 2019

KFOR-i në Kosovë e ka një komandant të ri.

Sot është mbajtur ceremonia e ndërrimit të komandës në mes të Komandantit në largim të KFOR-it gjeneralmajor Lorenzo D’Addario dhe komandantit në ardhje të KFOR-it, gjeneralmajor Michele Risi.

Pas transferimit të pushtetit në një ceremoni të organizuar ne bazën e KFOR-it ne Prishtinë, Risi tha se po e pranon këtë detyrë me nder.

“Është nder për mua të shërbej në mesin e pjesëtarëve të KFOR-it, që kanë siguruar paqe dhe stabilitet në Kosovë për 20 vjet”.

“Të bashkuar në angazhim për stabilitet të qëndrueshëm në Kosovë dhe rajon – kjo është arsyeja pse jam këtu dhe për këtë betohem para jush”.

Risi falënderoi vendet aleate të NATO-s, perëndimin dhe vendet evropiane për kontributin e tyre për sigurinë e popullit të Kosovës.

Ai shtoi se do të jete i angazhuar në përmbushjen e detyrave profesionalisht, përderisa tha se mezi pret t’i nis shërbimit.

Komento: