Milan 0-2 Inter, notat e lojtarëve

23:11 | 21 Shtator 2019

Sonte është zhvilluar derbi mes Inter dhe Milanit,

Interi ka arritur të fitojë Derby della Maddoninan ndaj Milanit me rezultat 2-0, i vlefshëm për javën e katërt të Serie A.

Nerazzurrët kanë vazhduar serinë e qind për qind pasi me fitoren ndaj Milanit ka shkuar në katër fitore nga po kaq ndeshje të luajtura.

Golat në këtë fitore të skuadrës së Antonio Contes u shënuan nga Marcelo Brozovic (49′) dhe Romelu Lukaku (78′).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht kroati Brozovic, i cili u vlerësua me notë 8.2.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për sulmuesin polak, Krzysztof Piatek që u notua me 6.2.

Komento: