Milan afër nënshkrimit me super-sulmuesin

16:39 | 22 Janar 2022

AC Milan, po i afrohet nënshkrimit të parë të afatit kalimtar të janarit, dhe nuk është një qendërmbrojtës.

Në vend të kësaj, kuqezinjtë kanë vendosur për zëvendësuesin e Pietro Pellegrit.

Pellegri iu bashkua Rossonerëve në një marrëveshje fillestare huazimi verën e kaluar dhe bisedimet ishin duke u zhvilluar në ditët e fundit për të shpejtuar nënshkrimin e përhershëm.

Megjithatë, një marrëveshje nuk u arrit me Monacon dhe sulmuesi do të kthehet në Francë përpara se t’i bashkohet Torinos në formë huazimi,përcjell ORAinfo.

Si rezultat, Paolo Maldini dhe Ricky Massara po kërkojnë të sjellin një sulmues të ri këtë muaj dhe duket se kanë gjetur njeriun e tyre. Sipas Calciomercato.com, ata janë gati të mbyllin një marrëveshje për 18-vjeçarin e Red Star, Marko Lazetic.

Marrëveshja duhet të kushtojë 4-5 milionë euro dhe vlen të përmendet se Torino i kishte vënë sytë te i riu, përpara se të siguronte Pellegrin. Nënshkrimi i këtij të fundit ka lejuar kështu Milanin të lëvizë lirshëm për Lazetic./ORAinfo/

Komento: