Milan-Allegri, vjen lajmi “BOMBË”

16:44 | 28 Shtator 2019

Massimiliano Allegri, mund të jetë në rrugën e kthimit për në Milano, pasi skuadra e Serisë A është e vendosur për ta emëruar atë në krye të ekipit, pretendon La Repubblica.

Pronarët e tanishëm Elliott Management Corporation thuhet se janë në bisedime me investitorin francez Bernard Arnault, pasi njeriu që thuhet se është personi më i pasur i Evropës, duket se e blen klubin,përcjell ORAinfo.

Një marrëveshje mund të përfundojë deri në fund të vitit dhe pronarët e mundshëm të rinj po shohin ish-shefin e Milanit dhe Juventusit Allegri si njeriun që do të zëvendësojë Marco Giampaolo./ORAinfo/

Komento: