
Lucas Biglia, do të largohet nga Milani në fund të sezonit.
Kontrata e Argjentinasit me klubin skadon atëherë dhe kuqezinjtë nuk kanë qëllime të rinovojnë marrëveshjen e tij, përcjell ORAinfo.

Një vendim është marrë për muajin janar, pasi afati i transferimeve dhe largimeve është afër. Duke përjashtuar çdo surprizë, lojtari duhet të qëndrojë në klub në janar.
Edhe pse ai nuk është zgjedhja e parë, Milani duhet ta mbajë atë, e ta largojnë në fund të sezonit./ORAinfo/