Milan dhe Inter në aksion, po synojnë transferimin e yllit të Barcelonës

20:34 | 24 Gusht 2020

Milani dhe rivalët Inter kanë bërë kërkime në lidhje me mundësinë e nënshkrimit të mesfushorit të Barcelonës, Arturo Vidal.

Ylli kilian këtë verë pritet të largohet nga Barcelona, pasi me ardhjen e Ronald Koeman si trajnerin e ri, Vidal dhe disa lojtarë nuk janë pjesë e planeve të holandezit.

Gazetari, Raisa Simplicio ka shkruar në në Twitter, Vidal është një nga lojtarët në listë së bashku me Luis Suarez për të cilët Milan është i interesuar, përcjell ORAinfo.

Simplicio vazhdon duke shtuar se si AC Milan dhe Inter kanë bërë kërkime në lidhje me Vidal, i cili bëri 40 paraqitje në LaLiga dhe Champions League për skuadrën katalanase në 2019-20.

Paga mund të paraqitet një problem pasi Milan nuk dëshiron të shpenzojë shumë për një lojtar mbi 30 vjeçar. /ORAinfo/

Komento: