Milan dhe Roma po e realizojnë shkëmbimin e madh

00:00 | 14 Dhjetor 2019

Roma kanë në mendje të bëj një revolucion të vogël. Ka disa lojtarë që mund të largohen, duke filluar nga Nikola Kalinic, pasi Giallorossi janë në kërkim të një rezervë për Edin Dzeko.

Për më tepër, ata gjithashtu mund të bënin një lëvizje për një futbollist të AC Milan.

Sipas edicionit të sotëm të Corriere Dello Sport ,dy drejtorët sportivë të Milanit dhe Romës, Massara dhe Petrachi, kanë folur për një marrëveshje shkëmbimi në janar, përcjell ORAinfo.

Gjatë këtyre kontakteve, Roma ka kërkuar në mënyrë të qartë Hakan Calhanoglu, kontrata e të cilit me kuqezinjtë do të skadojë në verën e vitit 2021.

Sidoqoftë, mesfushori turk do të dëshironte të qëndronte në Milano, i gatshëm të rinovojë kontratën e tij.

Për kuqezinjtë,nuk mendojnë ashtu. Roma po mendojnë të përfshijnë një nga Perotti, Under, dhe Diawara në marrëveshje. /ORAinfo/

Komento: