Milan e vë në treg yllin e madh, kërkon të mbledhë shumë para

17:58 | 22 Nëntor 2019

Ricardo Rodriguez është i destinuar të largohet nga Milani në janar për shkak të mungesës së kohës së lojës.

Kuqezinjtë madje kanë hedhur në treg yllin zviceran, duke kërkuar të mbledhin para nga largimi i tij për të gjetur idetë e tyre të janarit,përcjell ORAinfo.

Sipas Tuttosport, tre klube janë të interesuar për lojtarin: Borussia Dortmund, Schalke 04 dhe Everton.

Mbetet për tu parë nëse ndonjë nga këto do të bëjë një ofertë të vijë në janar, por është pothuajse e sigurt që Rodriguez do të largohet nga Milan./ORAinfo/

Komento: