Milan feston ditëlindjen, vjen reagimi nga Ancelotti

15:44 | 15 Dhjetor 2019

E themeluar më 13 dhjetor 1899, AC Milan aktualisht feston 120 vjet nga krijimi i klubit.

Me këtë rast, sot, shumë legjenda të klubit do të jenë të pranishëm në San Siro për ndeshjen e kuqezinjve kundër Sassuolo,përcjell ORAinfo.

Një nga ata që mund të jetë i pranishëm në stendat e Stadio Giuseppe Meazza është Carlo Ancelotti, i cili u shkarkua nga Napoli vetëm disa ditë më parë.

Megjithatë para kësaj, ish-trajneri i Milanit postoi një urim ‘ditëlindje ’për klubin në llogarinë e tij në Twitter.

“Gëzuar ditëlindjen Milano! Ju nuk jeni më një djalë i vogël, por kujtime, triumfe, pasion dhe dashuri që ndjen aq shumë njerëz për ju, ata do t’ju bëjnë të jeni përgjithmonë i ri,” shkroi ai./ORAinfo/

Komento: