Milan gati të shes yllin e madh në janar

21:35 | 11 Nëntor 2019

Drejtori sportiv i Milanit, Ricky Massara foli për Sky Sport për Franck Kessie, i cili në ndeshjet e fundit ka qenë në bankinë, vendin e secilit e ka zënë Krunic.

“Kessie? Ishte një vendim teknik. Pioli zbuloi se Kessie ishte duke luftuar herë pas here dhe ai kishte disa çështje fizike që është arsyeja pse ai nuk u thirr kundër Juventusit. Edhe kështu, ne kemi shumë besim te Franck”, ka thënë ai, përcjell ORAinfo.

Kessie është duke humbur vendin në formacionin e Milanit dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet nga rosoneret në janar.

Klube nga Premierliga janë shprehur të interesuara për transferimin e Kessie. /ORAinfo/

Komento: