Milan gjen zëvendësuesin e Ibrahimovicit

16:41 | 22 Nëntor 2019

AC Milan po e konsideron Olivier Giroud si një alternative për Zlatan Ibrahimovic, raporton Sky Sport Italia.

Sidoqoftë, ata kanë konkurrencë me Borussia Dortmund dhe rivalët Inter, për të cilët aktualisht besohet se janë favoritët për firmën e tij, përcjell ORAinfo.

Giroud, 33 vjeç, pritet të largohet nga Chelsea në janar ndërsa kërkon të sigurojë minuta më shumë me një sy skuadrën e Francës në Euro 2020./ORAinfo/

Komento: