Milan gjen zëvendësuesin e Paqueta

23:00 | 22 Janar 2020

Ka lëvizje për të ardhmen e Lucas Paqueta.

Deri më tani, braziliani nuk ka një pozicion në sistemin e Stefano Pioli, ndryshe nga Suso i cili është zëvendësuesi për Castillejo, përcjell ORAinfo.

Prandaj, takimi i sotëm me agjentin e tij është një sinjal i qartë.

Siç shprehet MilanNews, Milani pagoi 35 milion € për lojtarin vetëm një vit më parë, dhe tani ata po kërkojnë ta largojnë atë për të paktën 27 milion € për të shmangur një humbje. Sidoqoftë, duke pasur parasysh që ai nuk po luan, kuqezinjtë nuk kanë shumë kohë në duar.

Nëse mesfushori largohet, atëherë mund të hapë një derë për Milanin në tregun e transferimeve.

Është folur shumë për Dani Olmo, por skuadra e San Siros mund të vendosë të shkojë edhe për një mesfushor qendror si Florentino./ORAinfo/

Komento: