Milan gjen zëvendësuesin e Susos, ai është shqiptar

13:42 | 29 Janar 2020

Susos është larguar nga Milan. Ai tani po i kryen testet mjekësore të Sevilla në La Liga.

E Milan tani është hedhur në aksion për zëvendësimin e tij. CorSera raporton sot se drejtuesit kuqezi janë duke e përcjell anësorin e Real Sociedadit, Adnan Januzaj, përcjell ORAinfo.

Lojtari me prejardhje nga Kosova, është duke bërë lojë të bukur të ekipi spanjoll dhe kjo duket se ju ka rënë në sy drejtuesve të Milanit.

Për ish-lojtarin e Manchester Unitedit, interesim të madh ka shprehur edhe Roma. Mbetët të shihet se cili ekip do të arrijë t’i sigurojë shërbimet e Janzuajt. /ORAinfo/

Komento: