Milan i vihet pas, Ibrahimovic befason me reagimin e tij

19:59 | 24 Nëntor 2019

Milani i ka bërë një ofertë Zlatan Ibrahimovic që aktualisht nuk i plotëson kërkesat e tij.

Sky Italia raportoi më herët gjatë javës se Mino Raiola ishte takuar me udhëheqjen e Milanit për të diskutuar për Ibrahimovic dhe veçanërisht nëse kërkesat e tij janë në përputhje me vizionin e klubit,përcjell ORAinfo.

La Gazzetta dello Sport pretendoi se Boban foli me sulmuesin 38-vjeçar në telefon dhe se Milani tani është në pozitë favorite për ta firmosur.

Tani, Gianluca Di Marzio ka ofruar një përmbledhje mbi situatën ndërsa fliste për Sky Italia.

Gazetari i besueshëm pretendon se “po” përfundimtar ende nuk ka mbërritur nga suedezi, dhe se ai do të marrë kohë deri në fillim të dhjetorit për t’u përgjigjur të gjitha klubeve që janë pas tij.

Bosi i Bolonjës Sinisa Mihajlovic ishte i pari që e thirri atë, ndërsa presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis është gjithashtu i interesuar edhe pse një ofertë serioze ende nuk ka mbërritur.

Ndërkohë, Milan ka bërë një propozim ekonomik i cili nuk është ai që do të dëshironte Ibra, pasi ai e di që ai mund të jetë akoma vendimtar pavarësisht moshës së tij dhe dëshiron të paguhet për atë që është vlera e tij./ORAinfo/

Komento: